Flash News

KRYESORE

Capital T poston foto me vendndodhje Wuhan, shqetësohen fansat

Gjithë bota është në alert për shkak të Koronavirusit, i cili filloi përhapjen nga Wuhan-i i Kinës e tashmë ka marrë përmasa botërore. Në këtë situatë është edhe Shqipëria ku sot u shënua dhe viktima e parë me COVID-19 e cila vuante dhe nga komplikacione të tjera shëndetësore, ndërkohë janë dhe 11 raste të infektuara, të konfirmuara. Reperi Capital T ka postuar një foto me një maskë të zezë dhe ka vendosur vendndodhjen Wuhan. Kjo ka shqetësuar shumë fansat e tij të cilët kanë komentuar të merakosur.
 
View this post on Instagram
 

A po tutni ? 🦠😷😂 #covid19

A post shared by Capital T (@truekapo) on

“Shaka, për të qeshur. Për ta kthyer pak në shaka. Pa merak se nuk jam çmendur”, shkruan reperi.

Të fundit