Flash News

KRYESORE

Carlo Bollino fton studentët për dialog me kryeministrin: Po kundërshtohet nga radikalët dhe militantët

Carlo Bollino fton studentët për dialog me kryeministrin: Po

Drejtuesi i ‘Report Tv’, Carlo Bollino ka kërkuar nga studentët protestues që të dialogojnë me kryeministrin Edi Rama për të realizuar tetë pikat e propozuara për ndryshimin e gjendjes në arsimin shqiptar.

Duke ngritur disa pyetje, Bollino përpiqet të krijojë idenë se është kryeministri Rama që ngjall më shumë simpati te opinioni publik, pasi ai po propozon dialogun, ndërsa studentët po e refuzojnë.

“Në një demokraci të re post-diktatoriale, kush ngjall më shumë simpati në opinionin publik: ai që propozon dialogun, apo ai që e refuzon atë?”, pyet gazetari.

Sipas Bollinos, “nuk ka kryeministër perëndimor që nuk do ta kishte ëndërr të përmendej emri i tij krahas fjalës “dialog”, që është kyçi i çdo demokracie të vërtetë.”

Carlo Bollino akuzon gjithashtu se miliatëntët e opozitës dhe protestuesit radikalë sulmojnë këdo që shprehet në favor të dialogut me kryeministrin.

Reagimi i plotë i Carlo Bollinos:

Pas 45 vjetësh të një diktature ndër më të egrat në Evropë, që u rrëzua nga protestat e studentëve, sot të flasësh për “dialog” në Shqipëri, në mënyrë të habitshme, shkakton reagime të ashpra pikërisht nga ana nje pjese te studentëve. Kushdo që provon të mbështetë domosdoshmërinë e dialogut me qeverinë, sulmohet verbalisht (sidomos në ëeb) nga militantët e opozitës dhe nga ajo pjesë e protestuesve që janë kundër. Përtej shfryrjeve të zakonshme vulgare dhe alogjike të hater-ave te facebukut, paradoksi i kësaj situate është se fjala “dialog” po identifikohet automatikisht me Edi Ramën, i cili e propozon atë me këmbëngulje, dhe ky identifikim është një pasojë anësore e protestës, që rrezikon të kthehet në një bumerang për kundërshtarët e tij politikë. Nuk ka kryeministër perëndimor që nuk do ta kishte ëndërr të përmendej emri i tij krahas fjalës “DIALOG”, që është kyçi i çdo demokracie të vërtetë.

Cfare pasoja negative mund te dalin nga nje dialog publik dhe transparent?

A ka reflektuar pjesa radikale dhe më pa kompromis e demonstruesve mbi peshën politike të qendrimit të tyre? Në një demokraci të re post-diktatoriale, kush ngjall më shumë simpati në opinionin publik: ai që propozon dialogun, apo ai që e refuzon atë?

Pse i është dhuruar forca liberale e kësaj fjale qeverisë, në vend që të kthehej në flamurin e protestës?

Të fundit