Flash News

KRYESORE

Carlo Bollino: Marrëdhënien me qeverinë nuk e kam shumë të fortë. Basha më ka futur në ‘listën e zezë’

Carlo Bollino: Marrëdhënien me qeverinë nuk e kam shumë

Drejtuesi i Report Tv, Carlo Bollino thotë se nuk ekziston një marrëdhënie fortë midis televizionit të tij dhe qeverisë së drejtuar në Edi Rama. Gjatë intervistës në emisionin “A” në News 24, Bollino tha gjithashtu se edhe me Ramën ka lidhje të rralla.

“Marrëdhënien me qeverinë nuk e kam shumë të fortë. Po flas si media, jo si Carlo. Si Carlo kam shumë lidhje të rralla me kryeministrin”, tha ai.

Bollino foli edhe për marrëdhënien me kryeopozitarin Lulzim Basha duke deklaruar se ai e ka futur Report Tv në “listën e zezë”.

“Report Tv është futur nga Basha në blacklist dhe ka vendosur që deputetët të mos shfaqen në këtë televizion. Këtë përpjekje e ka bërë edhe Berisha përpara vitit 2005”, tha Bollino.

Të fundit