Flash News

KRYESORE

Carlo Tavecchio dorëhiqet si president i Federatës Italiane të Futbollit

Carlo Tavecchio dorëhiqet si president i Federatës Italiane të

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Carlo Tavecchio, ka dhënë dorëheqjen të hënën gjatë mbledhjes së këshillit federal, një javë pas eliminimit të seleksionit italian në play off-in kualifikues për në Kupën e botës, ka bërë të ditur një drejtues i FIGC.

“Ai ka paraqitur dorëheqjen” deklaroi Damiano Tommasi, president i sindikatës italiane të futbollistëve (AIC) nga selia e federatës në Romë.

74-vjecari Tavecchio është zgjedhur president i FIGC në gusht të 2014. Zgjedhja e tij për të mos dhënë dorëheqjen pas eliminimit të Italisë nga Suedia para një javë, është kritikuar nga një numër i madh aktorësh të botës së futbollit, por edhe nga presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Giovanni Malago.

Të fundit