Flash News

KRYESORE

Casillas komenton kthimin e Zidane tek Reali: Ka rikthyer shpresën në skuadër

Casillas komenton kthimin e Zidane tek Reali: Ka rikthyer shpresën në

Ish-portieri i Realit të Madridit dhe Përfaqëueses spanjolle, Iker Casillas, është shprehur së fundmi se do të dëshironte të rikthehej në "La Liga".

Gardiani 37-vjeçar, pavarësisht moshës vazhdon të jetë në të njëjtin nivel dhe të japë rezultate të mira tek ekipi portugez i Porto-s, ku ka rinovuar kontratën vetëm pak kohë më parë.

“Do doja të rikthehesha në La Liga, pavarësisht gjërave të së kaluarës. Isha ma fat që luajta në "La Liga" për shumë vite dhe me vjen keq që nuk luajë më atje. Më mungon kampionati spanjoll", ka thënë Casillas në intervistën e tij.

Ndërkohë, ai nuk ka lënë pa komentuar edhe rikthimin e trajnerit Zinedine Zidane në pankinën e "Los Blancos", gjë të cilën e ka cilësuar si pozitive për ekipin madrilen.

“Më erdhi mirë që Zinedine Zidane është kthyer te Real Madridi, ai i'a ka rikthyer të gjithëve shpresën dhe energjinë”, është shprehur Iker Casillas.

Të fundit