Flash News

KRYESORE

Casillas: Ronaldon nuk do e ndërroja as me Neymar, ai është vetë Real Madridi

Casillas: Ronaldon nuk do e ndërroja as me Neymar, ai është

Ish-portieri i Real Madrid, Iker Casillas, është shprehur se pret që Cristiano Ronaldo të qëndrojë te madrilenët edhe për disa vite të ardhshme.

Casilllas gjithashtu tha se Ronaldon nuk do e ndërronte me asnjë lojtar tjetër, edhe po të bëhej fjalë për Neymar.

“Pas shumë gjërave që janë thënë në vite ai gjithmonë ka qëndruar. Ronaldo është njëjtë si Alfredo Di Stefano i cili ishte simbol në Madrid. E njoh atë dhe ai është shumë konkurrues. Nuk do e ndryshoja atë me asnjë, as me Neymar. Për mua Cristiano është Real Madrid”, u shpreh ai.

Ronaldo  vendosi në dyshim të ardhmen e tij pas fitores së “Champions League” kundër Liverpool, duke folur në kohën e shkuar për Real Madrid. Megjithatë burime të ndryshme i thanë “ESPN” se fituesi i 5 herë “Topit të Artë” ende nuk e ka vendosur se çfarë do të bëjë, do qëndrojë në Madrid apo do të transferohet te një ekip tjetër.

Të fundit