Flash News

KRYESORE

Cavani mund të rikthehet te Napoli? Flet agjenti i tij

Cavani mund të rikthehet te Napoli? Flet agjenti i tij

Edinson Cavani pritet që në qershor të largohet nga Parisi. 33-vjeçarit i përfundon kontrata me klubin francez dhe ka disa oferta.

Mediat italiane raportojnë se ai mund të rikthehet te Napoli. Presidenti Aurelio De Laurentiis ka gati një ofertë 3-vjeçare për të. Paga e tij në Napoli do të jetë 7 milionë euro në sezon dhe po kaq do të përfitojë si komision për transferimin me parametra zero.

“El Matador” ka kaluar tre sezone të paharrueshme në “San Paolo”. Agjenti i tij, Walter Guglielmone, ka komentuar spekulimet e këtij transferimi. “Gjithçka mund të ndodhë. Shumë klube janë të interesuara për lojtarin. Gjithsesi, ne nuk kemi nisur asnjë negociatë me drejtuesit e Napolit. Për të kanë interes edhe klube latine”.

Të fundit