Flash News

KRYESORE

Cavusoglu ripërsërit kërkesën për Tiranën: Bashkëpunoni në luftën kundër Gylen. Pse në shkollat e tyre përzgjidhen vetëm fëmijë të elitës?

Cavusoglu ripërsërit kërkesën për Tiranën:

Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka vizituar sot Shqipërinë në kuadër të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve "Mehmet Akif Ersoy" në Shkencë dhe Art, ku është nderuar me çmimin "Doctor Honoris Causa", ndërsa në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Cavusoglu, pas marrjes së çmimit ka mbajtur një fjalë përshëndetëse, ku është ndalur në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë, mbështetjen e shtetit turk për Shqipërinë, si dhe në aktivitetet e Lëvizjes Gylen në botë, por edhe në Shqipëri. Ministri i Jashtëm i Turqisë, ka theksuar se Turqia pret mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër organizatës së Gylen, që ajo e konsideron terroriste.

"FETO (Lëvizja Gylen) ka arritur të bëhet pjesë e shtetit tonë dhe kanë bombarduar Parlamentin. Pse e them këtë? Disa shtete kanë treguar përpjekje për t'i larguar këto struktura. Ne do të luftojmë deri në fund me këtë organizatë terroriste, prandaj duam t'i shikojmë vendet afër nesh. E dimë që institucionet e FETO-s kanë aktivitetet e tyre në Shqipëri, dhe shqiptarët u kanë besuar atyre edukimin fëmijëve e tyre. Atëherë duhet ta vlerësojmë shumë mirë që e njëjta situatë ekziston në Shqipëri, ku duhet të marrim masa konkrete tani që mos jetë vonë nesër. Prandaj presim mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër kësaj organizate. Populli turk do të vazhdojë të jetë pranë shqiptarëve në çdo fushë”, ka deklaruar ministri turk.

Lidhur me kolegjin ‘Turgut Ozal’, që së fundmi iu shit një kompanie në Amsterdam, Cavusoglu është shprehur se ekziston një pikëpyetje e madhe përse në këto shkolla në Shqipëri pranohen vetëm fëmijë të elitës shqiptare.

“Pse futen në sistemin edukimit, pra marrin në shkollë nxënës dhe fëmijë të një niveli elitë? Pastaj vazhdojnë të futen në struktura siç kanë bërë në Turqi, si në drejtësi, polici, ushtri”, u shpreh Cavusoglu.

Kryediplomati turk ka dhënë mesazhe bashkëpunimi dhe mbështetje për Shqipërinë kur deklaroi se: “Një Shqipëri stabile do të thotë një Turqi e fortë. Shqipërinë ne e mbështesim dhe japim ndihmën tonë. Ne në Shqipëri e ndjejmë veten tonë si në shtëpinë ton. Do të punojmë së bashku për rritjen e marrëdhënieve nën çatinë e NATO-s. Një nga fushat e bashkëpunimit tonë është kultura dhe arsimi. Kultura shqiptare është pjesë e kulturës turke, ashtu sikurse kultura turke është pjesë e kulturës shqiptare. Në Turqi jetojnë miliona shtetas që janë më origjinë shqiptare. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë shqiptarëve me institucionet turke që veprojnë në Shqipëri, siç është TIKA. Ne dëshirojmë që numri i studentëve shqiptarë që studiojnë në Turqi të shtohet. Fondacioni Maarif që prej një viti që është themeluar ka filluar ta tregojë veten në fushën e arsimit.

Cavusoglu nga Tirana: Vendosja e ambasadës amerikane në Jerusalem do sjellë kaos në rajon

Të fundit