Flash News

KRYESORE

Ç’bëri ministrja Gjonaj?/ Meta: Etilda mund të kalojë pronën e çdo shqiptari në emrin e vet

Ç’bëri ministrja Gjonaj?/ Meta: Etilda mund të

Presidenti Ilir Meta nuk tërhiqet. Ai e ka akuzuar serish mazhorancën për grusht shteti. I ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, Presidenti është shprehur se të gjithë shqiptarët edhe nën dritën e fakteve më të fundit e kanë kuptuar që në këtë vend kemi ende popullin shqiptar, aq sa ka mbetur edhe pse i tretur nga fenomeni i shpopullimit.

“Tashmë kemi dhe disa puçistë, të cilët kanë dalë zbuluar, të cilët kanë realizuar një grusht shteti, që duan të mbyllin aktin final të rrëmbimit mafioz në kundërshtim me Kushtetutën pikërisht dhe Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që anëtarët e ardhshëm të kësaj Gjykate të jenë të standardit Dvorani, të Artave, të Etildave dhe të gjithë atyre që për besnikëri të verbër apo për pengmarrje nga organizata që po drejton sot Shqipërinë janë gati të shkelin Kushtetutën me të dyja këmbët, të shkelin ligjin dhe çdo gjë. Të falsifikojnë dokumente shtetërore në mënyrë të strukturuar, kriminale, sikurse u demonstrua qartë edhe me provat e fundit”, tha Presidenti.

Teksa po e shpjegonte me fjalë më të thjeshta veprimet e ministres Gjonaj, Presidenti Meta tha:  “Ju thatë çfarë kanë bërë? Kjo që kanë bërë ata është njësoj - për ta kuptuar ju - që unë të shkoj dhe të regjistrojë tek Hipoteka pronën tënde, ta regjistroj si pronën time.

Meqenëse kam këtë mundësi, kam një institucion në varësi edhe mund ta bëj këtë gjë, kjo mua më duket se është shumë e qartë. Pasojat janë shumë të rënda. Së pari, kanë shkatërruar besueshmërinë te reforma në drejtësi, sepse të përpiqesh të vjedhësh Gjykatën Kushtetuese në mënyrë mafioze, në mënyrë anti-kushtetuese, në mënyrë të paligjshme”.

Të fundit