Flash News

KRYESORE

Ç’dekretimi i zgjedhjeve, vjen reagimi i PS: Të enjten nis procedura e shkarkimit të presidentit

Ç’dekretimi i zgjedhjeve, vjen reagimi i PS: Të enjten nis

Vjen reagimi i parë nga mazhoranca pasi presidenti Ilir Meta firmosi sot në mëngjes ç’dekretimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali deklaroi pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialistë se këtë të enjte në seancën parlamentare do të nisin procedurat për shkakrimin e presidentit, ndërsa e ka cilësuar vendimin e Metës si një akt brutal.

“Kryesia e PS e diskutoi aktin brutal të Ilir Metës. Kryesia e PS vendosi që të enjten në seancën plenare të zhvillojë një debat të gjatë duke shtjelluar argumentet se si Meta ka sulmuar brutalisht Republikën, ka shpikur një institucion që nuk ekziston në asnjë vend të botës. Ky debat do ti takojë kolegjit zgjedhor e KQZ. Ne si kryesi e PS mendojmë se Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë pozicion, parlamenti do nisë procedurat për shkarkimin e Metës pas shtjellimit të argumenteve, pasi është detyra jonë për të mbrojtur Kushtetutën dhe rendin kushtetues. S'na pengon asgjë për këto procedura”, u shpreh Spiropali.

Të fundit