Flash News

KRYESORE

Çdo detaj i performancës në 'Oscars' ishte ideja e Bradley-t, Lady Gaga flet për herë të parë për "romancën" e tyre

Kush e pau performancën e Lady Gaga-s me Bradley Cooper dhe nuk mendoi se mes tyre ka një kimi? E në fakt ka, paçka nëse është aktrim apo jo, bashkëpunimi i tyre prandaj edhe u bë kaq i suksesshëm sepse ka një lloj kimie që të bën të duket sikur ata të dy janë të dashuruar.

E ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel, më në fund Lady Gaga ka folur për gjithë zhurmën e rrjetit se mes dyshes ka lindur një dashuri. Ajo u shpreh duke thënë se mediat sociale janë "tualeti i internetit".

“Kjo ishte ajo që ne dëshironim të shikoje. Është një histori dashurie dhe ne punuam kaq shumë. E dija që ai e kishte vizionin sesi do të shkonin gjërat”, u shpreh Gaga për Kimmel.

Sipas këngëtares, Bradley i kishte gjërat e qarta dhe dëshironte që të portretizoheshin si çift para audiencës.

"Po, njerëzit panë dashuri dhe gjejeni se çfarë, kjo ishte ajo që ne donim të shihnit,"- u shpreh aktorja e "A star is born".

"Ishte kaq e rëndësishme për të dy ne që të ishim të lidhur gjatë gjithë kohës. Kur këndohet një këngë dashurie, kjo është ajo që dëshiron që njerëzit të ndjejnë," - vazhdoi më tej Lady Gaga.

Lady Gaga tregoi se ky është një film dashurie e po ashtu dhe kënga dhe Bradley si regjisor i filmit, ka punuar me detaje për çdo pjesë të filmit, qoftë dhe atë muzikoren. Dhe po ashtu edhe detajet e performancës në "Oscars" kanë të gjitha idetë e Bradley-t.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

Të fundit