Flash News

KRYESORE

'Çdo minutë 5 të vdekur nga trajtimi i gabuar', OBSH ngre alarmin: Kujdes kur zgjidhni mjekun!

'Çdo minutë 5 të vdekur nga trajtimi i gabuar',  OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se miliona njerëz vdesin nga trajtimet e gabuara mjekësore.

“Çdo minutë vdesin 5 njerëz në botë për shkak të trajtimeve të gabuara”, tha kreu i OBSH, Tedros Adhanim Ghebreyesus në Gjenevë.

40% e pacientëve në botë kanë pësuar lëndime në trajtimet ambulante, kurse në spitale kanë pasur probleme vetëm 10% e tyre. Në 150 vende me të ardhura të ulta e të mesme 2,6 milionë njerëz madje kanë ndërruar jetë për shkak të trajtimeve jo të duhura mjekësore. Gama e gabimeve është e madhe – që nga diagnoza e gabuar deri tek ilaçet e papërshtatshme, ata kanë marrë rrezatimin jo të duhur apo janë infektuar gjatë trajtimit. Në statistikat e OKB-së dalin edhe prerjet e gjymtyrëve të gabuara apo operacione në anën e gabuar në kokë tek fëmijët.

“Ky është një problem global, ka thënë një nga krerët e OBSH, Neelam Dhingra-Kumar. Një arsye është edhe hierarkia e fortë në spitale, ku personeli vartës nuk guxon të hapë gojën, apo punonjësit kanë heshtur nga frika e pasojave. Sipas ekspertëve me një siguri më të mirë për pacientët, kursehen para, sepse pacientët e trajtuar gabim duhet të trajtohen më vonë shumë gjatë në klinika. Cilësia dhe siguria duhet të jenë motorët e sistemit mjekësore dhe jo konkurrenca dhe presioni i shpenzimeve"- tha Presidenti i Dhomës së Mjekëve Gjermanë, Klaus Reinhardt.

Të fundit