Flash News

KRYESORE

Ç’do ndodhë nëse marrëveshja zgjedhore nuk votohet në Parlament? Gjiknuri: Ka një rrezik real, për herë të parë...

Ç’do ndodhë nëse marrëveshja zgjedhore nuk votohet

Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, përfaqësues i PS deklaroi se ka një rrezik real që marrëveshja zgjedhore e nënshkruar të premten, të mos gjejë dakordësinë e nevojshme për t’u votuar në parlament, pasi sipas tij për herë të parë ndodh që ne vend të ketë dy pole opozite.

Në kushtet kur opozita parlamentare ka deklaruar se nuk do ta votojë këtë marrëveshje e cila kërkon 84 vota, duke folur në ‘opinion’, Gjiknuri tregon kjo çështje do të trajtohet edhe në Kuvend.

“Ky rrezik është real dhe ne do të tentojmë dhe do ta diskutojmë edhe në parlament. E vështira në këtë reformë që nuk ka ndodhur asnjëherë në Shqipëri, është që kemi dy pole opozite, një jashtë parlamentit që përfaqëson një pjesë të konsiderueshme të votave të opozitës dhe një në parlament.

Unë gjithmonë shpresoj tek koshienca kombëtare për interesa të mëdha. Por nëse vërtet dështon, Shqipëria nuk është pa ligj zgjedhor”, tha Gjiknuri.

Të fundit