Flash News

KRYESORE

Ç’do ndodhë nëse tejkalohet numri i të infektuarve në 4 spitalet Covid, Manastirliu nxjerr ‘planin B’: Do i dërgojmë edhe në rrethe  

Ç’do ndodhë nëse tejkalohet numri i të infektuarve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtës Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Spitali i Fierit ka deklaruar se sistemi shëndetësor po përgatitet për çdo skenar, për të përballuar epideminë e shkaktuar si pasojë e COVID19, duke përfshirë edhe spitalet rajonale.

Manastirliu tha se nëse do të tejkalohet numri i pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID19, që do të marrin trajtim në spitalet e dedikaura COVID, po forcohen kapacitetet në spitalet rajonale, me qëllim ofrimin e shërbimit edhe në këto spitale.

“Ne kemi filluar tashmë dhe kemi bërë realitet forcimin e kapaciteteve të terapive intensive edhe në spitalet rajonale, në mënyrë që të fillojmë parapërgatitjet, që të mundemi të jemi gati edhe në rastet kur mund të kemi një rritje të numrit të pacientëve në spitalet tona, kur do të tejkalohet numri i 500 pacientëve të planifikuar për t’u trajtuar në 4 spitalet Covid, që janë të destinuara, sipas një plani të mirëstrukturuar dhe skenarëve që tashmë ne i kemi të planifikuar, edhe spitalet rajonale të mundet të trajtojnë rastet.

Për këtë qëllim ne kemi vijuar pajisjen me setet e nevojshme të aparaturave, për urgjencën dhe reanimacionin, që përfshin monitorë të matjes së parametrave vitalë të pacientit, respiratorë apo aspiratorë, shiringa elektrike, EKG”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se shërbimi mjekësor po vijon shërbimet me kapacitet të plotë, Ministrja e Shëndetësisë vlerësoi punën e shërbimit të hemodinamikës në spitalin rajonal të Fierit, ku, nga Janari janë kryer 421 ndërhyrje.

Të fundit