Flash News

KRYESORE

Ç’do të ndodhë me familjet ku pjesëtarët punojnë në të zezë dhe nuk marrin as asistencë sociale

Ç’do të ndodhë me familjet ku pjesëtarët

Në komunikimin live me qytetarët, kryeministi Edi Rama njoftoi se në paketën e tretë të ndihmës ekonomike do të përfshihen 70 mijë familje.

Në këtë kategori përfshihen ata që punojnë në të zezë dhe që nuk marrin as ndihmë ekonomike. Ndihma do të jetë direkte në formën e një bonusi.

Duke analizuar se një pjesë e madhe e atyre që e ushtrojnë punën në të zezë janë në një grup prej afro 70 mijë familjesh që nuk janë të përfshira në skemën e ndihmës ekonomike, por edhe pse kanë pasur një pikëzim më të lartë se atyre që kanë hyrë, si aplikues për ndihmë ekonomike konsiderohen familje që në këtë situatë kanë një hall më të madh dhe prandaj po punojmë për një bonus të veçantë që do të jetë në masën e një ndihme direkte.

 Si do të jetë, sa do të jetë dhe kur do të ndodhë, do ta kemi të qartë brenda kësaj jave, që do të lajmërojmë këtë nismë plotësuese, të paketës së zgjeruar për t’u ardhur në ndihmë atyre që janë në të zezë nuk marrin ndihmë ekonomike dhe janë në situatë të rëndë. Ndihmën do ta japim shpejt. Duam të shkojmë përtej ndihmës prej 80 mijë lekësh, sa do ta kalkulojmë, por do ta shohim më tej”, tha Rama.

Të fundit