Flash News

KRYESORE

Ç’do të ndodhë me të inkriminuarit?/ Zbardhet projektligji anti-KÇK: Nga vëzhgimet sekrete te përgjimet telefonike

Ç’do të ndodhë me të inkriminuarit?/ Zbardhet

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e posaçme të quajtur anti-KÇK, si nismë kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

Në dokumentin e zbardhur të draftit të paketës anti KÇK, ajo që vihet re është fakti se policisë i takojnë kompetenca të mëdha.

Nëse një person i dyshuar se kryen veprimtari kriminale jashtë vendit, tenton të kthehet në atdhe, policia mund ta ndalojë të rikthehet në Shqipëri.

E njëjta gjë edhe në rastin kur një person i dyshuar ndodhet brenda një territori të caktuar dhe policia mund t’ja kufizojë lëvizjen.

Sipas nenit 35 të projektligjit “anti-KÇK” parashikon që do jenë strukturat e Policisë së Shtetit ato që do të kryejnë përgjime ambientale në ambiente private dhe për këtë autorizimin do ta marrin nga drejtuesi i Prokurorisë përkatëse.

Në pikën 2 të nenit 35, parashikohet që për përgjimet ambientale në vende publike, kur çështja ndiqet nga strukturat qendrore, miratimi për këto përgjime jepet nga drejtuesi i strukturës përkatëse qendrore të Policisë.

Pjesë e fushës së veprimit të këtij ligji do të jenë edhe politikanët, zyrtarët e lartë, dhe ata që bëjnë korrupsion në zgjedhje, përmes nenit  328 "Korrupsioni aktiv në zgjedhje" dhe nenit  328/a "Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore".

Në këtë draft përfshihet edhe pjesa për prokurorët dhe gjyqtarët në veprat penale Shpërdorimi i detyrës, Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë dhe Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë.

Vëzhgimet sekrete

Në këtë nen parashikohet përdorimi i mjeteve optike, filmimeve, fotografimeve dhe pajisjeve të tjera teknike, të cialt do të përdoren me urdhrin e drejtorit të policisë vendore.

Në nenin 38 të projektligjit, për vëzhgimit sekrete, në pikën 1 thuhet :

 “Strukturat e Policisë së Shtetit kryejnë vëzhgime sekrete të subjekteve të veprave penale të parashikuara në këtë ligj, fizikisht dhe nëpërmjet përdorimit të mjeteve optike, filmime, fotografime e pajisje të tjera teknike.”

Pika 2 e nenit:

“vëzhgimet sekrete autorizohen nga drejtuesi i strukturës vendore të policisë  dhe strukturat qendrore të policisë kriminale.”

Përgjimet telefonike

Në nenin 33 të pr/ligjit, për përgjimet telefonike, parashikohet se policia do të kryejë përgjim parandalues të telekomunikimeve kur prej tyre administrohen indicie për kryerje të veprave penale që parashikohen në objektin e këtij ligji dhe autorizimi do të jepet nga drejtuesi i prokurorisë mbi bazën e kërkesës së bërë nga struktura e policisë.

Klikoni KËTU për draftin e plotë

“Dorëzohet” Rama: 2019-ta, viti më i vështirë i qeverisë

Të fundit