Flash News

KRYESORE

Ç’do të ndodhte nëse dështonte koalicioni me LDK? Kjo është alternativa që do të zgjidhte Albin Kurti

Ç’do të ndodhte nëse dështonte koalicioni me LDK?

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka treguar se cila do të ishte zgjedhja e tij nëse do të dështonte koalicioni me LDK-në e Isa Mustafës.

Duke folur për RTK-në, Kurti tha se negociatat me LDK-në ishin të vështira, dhe në rast se do të dështonte marrëveshja, ai nuk do ta dorëzonte mandatin.

“Qeveria e pakicës për mua do të shënonte dështimin e marrëveshjes që unë nuk e kam dëshiruar, dhe një tentativë e cila nuk do të kishte sukses. Por, nuk do të ngeleshim të ngujuar që ta dorëzonim mandatin. Do të rrëzohesha në Kuvend por nuk do ta dorëzoja mandatin”, u shpreh Kurti, i cili dje mblodhi kabinetin e ri qeveritar, si kryeministri i ri i Kosovës.

Të fundit