Flash News

KRYESORE

Çdokush mund t’ju përfshijë në 'chat' në grup? WhatsApp sjell më në fund një zgjidhje

Çdokush mund t’ju përfshijë në 'chat'

Nëse jeni ndjerë të bezdisur nga fakti se çdokush mund t’ju përfshijë në chat-e në grup, WhatsApp ka sjellë më në fund një zgjidhje.

‘WABetaInfo’ ka mësuar se aplikacioni i komunikimit do të shtojë një opsion të ri ku përdoruesit mund të kontrollojnë se kush mund t’i shtojë në grupe dhe kush jo.

Opsioni do të shfaqet nën menunë Account > Privacy. Me këtë opsion mund të lejoni që në grupe t’ju shtojnë të gjithë, vetëm kontaktet ose askush.

Me anë të opsionit të fundit mund të bllokoni çdo ftesë grupi me përjashtim të atyre që merrni nga administratori i grupit në WhatsApp. Ftesat do të jenë aktive për 72 orë, më pas do të hiqen.

Të fundit