Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ce Soir (1938)/ Intervista ekskluzive me njerkun dhe vëllain e mbretëreshës Geraldinë në Francë, pas dasmës mbretërore në Shqipëri
Aurenc Bebja, Francë
“Ce soir” ka botuar, të dielën e 22 majit 1938, në faqen n°5, intervistën e të dërguarit të saj të posaçëm René Dunan me njerkun dhe vëllain e mbretëreshës Geraldinë në lidhje me dasmën mbretërore të zhvilluar pak kohë më parë në Shqipëri.
Rentier në Nice, komandanti Gireaud na deklaron: Po mësoj zanatin e vjehrrit (nga i dërguari ynë i posaçëm René Dunan)
Nice, 21 maj (nëpërmjet telefonit) :
Pranvera në Nice është padyshim gjëja më e bukur që ekziston.
Pemët e sapo çeluara të bulevardit “Victoire” lejojnë të kapërcejë dritën e fortë të diellit që shkëlqen mbi vitrinat.
Në këtë vend, të bekuar nga perënditë, i lagur nga ujërat e Mesdheut, dhe ku atmosfera është e mbushur me aroma të ëmbla të bimësisë së harlisur, një botë kozmopolitane duket se ka lënë takim.
Disa vjet më parë, ky Cosmopolis (Kozmopolis) i vogël mirëpriti një familje, e ngjashme me shumë të tjera, për të cilën ndoshta nuk do të kishim folur kurrë, nëse një ditë, gjatë një balloje në Budapest, një vajzë e quajtur Geraldinë nuk do të kishte takuar Zogun I, mbretin e Shqipërisë. Histori klasike e zhanrit "e mrekullueshme" që të kujton legjendat e vjetra që mësueset e shkollës së vajzave të reja të Nice mund tu tregonin ndoshta nxënësve të tyre, konteshën Geraldinë Apponyi...
Sepse, mbi stolat e bulevardit Marshall Foch, në Nice, u rrit mbretëresha e tanishme e Shqipërisë.
Nëna e saj, kontesha Apponyi, e divorcuar nga konti, ish-marshall i oborrit të Franz-Jozefit u martua, në fakt, para 15 vitesh, me një oficer francez në pension, komandantin Gireaud.
Ushtar me origjinë prej fshati, burri i ri i konteshës vazhdoi të jetonte në pronën e tij në Toulon, ndërsa bënte udhëtime të shpeshta në Nice, ku gruaja e tij kishte vendosur të mbikqyrte edukimin e fëmijëve të saj.
Për pesë vjet, Geraldina ndoqi shkollën e mesme dhe pastaj u kthye në Budapest, ku ajo kishte një vend special në oborrin mbretëror. Aty ajo njohu Zogun I. Pastaj e dimë historinë në vijim...
Gruaja ime thotë që flas së tepërmi
Martesa e zonjës Geraldinë u zhvillua në Tiranë, me gjithë madhështinë që kanë takimet mbretërore, ndoshta ndonjëherë pa lumturi.
Natyrisht, familja e mbretëreshës së re mori pjesë në ceremonitë e ndryshme. Festimet përfunduan, komandanti Gireaud, gruaja dhe fëmijët e tij u kthyen në banesën e tyre në “Rrugën Gounod”, në Nice.
Pra, një nga këto pasditet e fundit, unë shkova të trokas në derën e banesës pothuajse mbretërore.
Një çupë e vogël, me përparëse të bardhë, të cilën unë mezi e dalloj në dritën e zbehtë, më pyet për qëllimin e vizitës sime. Një zë, që duket se vjen nga më tutje, ndalon përgjigjen time:
— Lëreni të hyjë.
E gjej veten përballë një personazhi me trup mesatar, i veshur shtëpiak, me pantofla në këmbë dhe me një xhaketë të trashë të Brandenburgut. Pa më lënë mundësinë të prezantohem, vazhdon :
— Çfarë dëshironi ?
— Jam reporter i “Ce soir”.
Edhe sikur rrufeja të binte në këmbët e tij, nuk do ta kishte habitur po aq komandantin Gireaud. Por më në fund, qetësohet dhe ne hymë së shpejti në një dhomë të bukur, por të errët, e dekoruar nga një portret i mbretëreshës Geraldinë kur ishte pesëmbëdhjetë vjeçe.
Nga ai moment, nuk munda të thoja një fjalë. Duke folur pa pushim, komandanti Gireaud, i bërë kolonel sipas vullnetit të mbretit Zog, më tregoi me pasion udhëtimin e tij në Shqipëri :
— Çfarë dëshironi që t’ju them ? Nuk e di unë. E kuptoni, më ndodhi krejt rastësisht të jem vjehrri i një mbreti. Pra, po mësoj zanatin e vjehrrit…Udhëtimi ynë ? Qe i mrekullueshëm. Dhe pastaj ju nuk mund ta dini se sa një regjim mbretëror mund të jetë serioz, i ashpër, i striktë.
— Por më në fund, përshtypjet tuaja ?
— Të jashtëzakonshme. Hungaria kishte bërë një përpjekje të madhe dhe pesëdhjetë personazhe zyrtare ishin dërguar. Edhe Italia. Duka i Bergamos erdhi me dy anije, ndërsa konti Ciano mbërriti me avion. Për fat të keq, unë isha i vetmi përfaqësues i Francës.
— Po ministri (përfaqësuesi) i Francës ?
— Ai ishte në një qoshe. Ishte një punë e mërzitshme për të. Nuk përfituan nga prania ime. Megjithatë, unë i pata ftuar gazetarët në një darkë të madhe.
I lodhur, bashkëbiseduesi im ndalet, psherëtin, ndoshta duke menduar për këto bankete të lavdishme, por të padobishme.
Pastaj ai vazhdon:
— Nëse gruaja ime do ta dinte se jeni këtu, ajo do të më bërtiste. Ajo thotë se flas më shumë se ç’duhet...
I zënë ngushtë, i përgjigjem në mënyrë evazive
Komandanti Gireaud, i lançuar tashmë, do të më japë disa informacione që unë po i transkriptoj duke u dridhur, sepse ka shumë gjasa që ato mund të zemërojnë oborrin mbretëror të Tiranës :
— Po, është për të ardhur keq që Franca e la pas dore këtë martesë. Italia e kuptoi rëndësinë e saj. Megjithatë, ju e dini, unë jam anti-italian.
Por, e kontrollon veten menjëherë dhe shton :
— Mbi të gjitha, mos thoni gjë, Zogu...më falni : Madhëria e Tij nuk do të ishte i kënaqur. Ai mund të ketë telashe me Ciano-n.
Megjithëse “anti-italian”, vjehrri i mbretit Zog pranon se admiron vendin e Musolinit. Mendoni pak : ai ka parë atje fëmijë tetë vjeçarë që punonin tokën në vend se të shkonin në shkollë !
Ai më dëshmon sërish modestinë e tij (kalorës i Legjionit të Nderit që prej njëzet e një viteve, megjithëse nuk e mban medaljen) dhe më tregon albumin ku janë ngjitur me kujdes të gjitha copëzat e gazetave që flasin për martesën e Geraldinës.
Kunati i mbretit
Dhe ja tani konti Jules-Louis Apponyi, katërmbëdhjetë vjeç, nxënës në liceun e Nice dhe vëlla i mbretëreshës së Shqipërisë.
— Mbreti ka qenë shumë i sjellshëm me mua, tha i riu. Për dasmën, ai më bëri dhuratë një kostum madhështor hungarez, të qëndisur prej ari.
— Çfarë do të bëni më vonë ?
— Po përgatis Shkollën Ushtarake dhe pastaj do të shkoj në Oborrin mbretëror.
Sapo kaloi pragun e sallonit, kur komandanti Gireaud më pyet :
— A do të bëni një artikull të gjatë me ato që ju thashë ?
— Njëqind e pesëdhjetë rreshta.
— Aq shumë !
Përgjigjja qe e shpejtë, e mprehtë, e gëzueshme, ndërsa një lloj kënaqësie shkëlqente në shikimin e oficerit ne pension.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38