Flash News

KRYESORE

Çeku kalon në Hanin e Hotit, policia i zbulon kanabis fshehur në makinën lukzoze

Çeku kalon në Hanin e Hotit, policia i zbulon kanabis fshehur

19 kilogramë kanabisi u sekuestruan nga policia kufitare në Hanin e Hotit ndërsa në pranga ra një shtetas nga Çekia i cili po transportonte drogën me makinë me destinacion Malin e Zi.

Policia Kufitare ka përzgjedhur për kontroll të detajuar automjetin tip Opel, me targë 5AR2462, me drejtues Elchin Ragimov. Gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit, shërbimet e policisë konstatuan 24 pako me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e parakolpit dhe pjesën e pasme.

Pakot ishin të mbështjella me letër natriban, ku pas peshimit rezultoi rreth 19 kilogramë Cannabis Sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit Elchin Ragimov, 42 vjeç, banues në Pragë, Çeki.

Policia thotë se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë.

Të fundit