Flash News

KRYESORE

Çela e Qosja e çojnë në 102 numrin e refuzuesve të Kuvendit: "Nuk bëhemi bide politike"  

Çela e Qosja e çojnë në 102 numrin e refuzuesve të

Dy kandidatë të tjerë të PD refuzuan sot ftesat e KQZ duke e çuar në 102 numrin e refuzuesve. Klement Çela, i listës shumëmërore të Qarkut Fier dhe Fisnik Qosja i listës së Qarkut të Tiranës nuk pranuan të firmosnin format e dërguara nga KQZ.

Klement Çela shkruan në Facebook: "Nuk mund të çoj dëm votat e qytetarëve lushnjarë, votat e demokratëve të mi, në parlamentin e krimit!”.

Fisnik Qosja, i cili në zgjedhjet e 2017-s ishte në listën shumemërore të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, thotë se ka ardhur koha që shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre! “Populli sot nuk është në shërbim të pushtetarëve, por ka kuptuar që e anasjellta duhet të ndodhë”. Duke deklaruar se e refuzon mandatin e deputetit, Fisnik Qosja i quan “bide politike” ato formacione politike që po bëjnë pazare kafeneve e zyrave, për t’i dhënë legjitimitet një Kuvendi të marrë peng, apo një procesi zgjedhor farsë.

Të fundit