Flash News

KRYESORE

Celibashi zyrtarisht Komisioner Shtetor i Zgjedhjeve: Do punoj me paanshmëri, profesionalizëm dhe transparencë

Celibashi zyrtarisht Komisioner Shtetor i Zgjedhjeve: Do punoj me

Ilirian Celibashi, ka marrë sot zyrtarisht detyrën si Komisioner Shtetër i Zgjedhjeve. Në një prononcim për mediat ai u zotua se do të vijonte punën e tij në krye të KQZ-së me paanshmëri, profesionalizëm dhe transparencë, ndërsa i kërkoi medias bashkëpunim për interes të opinionit publik, këtij institucioni, por edhe vetë partive politike.

Po ashtu, Celibashi theksoi se me struktuarat e reja KQZ do të krijojë besim te qytetarët.

“Veprimtaria ime si komisioner dhe e KQZ do të karakterizohet nga disa parime kryesore si integritetit paanësia, profesionalizmi dhe transparencë. I kërkoj medias të ketë një bashkëpunim sa më të hapur me KQZ dhe mua si kryekomisioner, bashkëpunim ky që është në interes të opinionit publik, neve dhe partive politike. Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje është një aspekt i rëndësishëm , por koha ka bërë që edhe aspektet të tjera të procesit zgjedhor të jenë po kaq të rëndësishme.

KQZ ka një përbërëje profesionistësh që do të thotë që shpresojmë që të kemi besueshmërinë e qytetarëve për vijimsinë e procesit zgjedhor.

Shpejtësia e numërimit të votave, a do të arrihet dalja e një rezultati të zgjedhjeve në pak kohë?

Kjo është një çështje që meriton një adresim të shpejt dhe me shumë kujdes nga ana jonë sepse përdorimi i teknologjisë së informacionit kanë rezultatin dhe kërkojnë kohën e vetë. Edhe ky si një proces i ri që do vihet në zbatim do të kërkojë pak kohë.

Mendon se rregullatori dhe KAS-i do të garantojnë besueshmëri në zgjedhje dhe një rotacion të qetë politik?

Unë mendoj që edhe në të shkuarën ka patur zgjedhje që janë pranuar nga palët. Kemi patur zgjedhjet e 2005 dhe 2013 që janë pranuar. Ka patur zgjedhje të cilat janë kontestuar nga faktori ndërkombëtar, megjithatë ka patur edhe zgjedhje që janë pranuar, dhe që rezultati që nuk ka qenë kaq gri ose në rastin më të keq i zi.

Kur do të fillojë procesi i dekriminalizimit?

Është pjesë e përgjegjësive të KQZ. Me fillimin e procedurave për rregjistrimin e kandidatëve e3dhe ky proces merr jetë, nëse mund ta quajmë kështu”, u shpreh Celibashi.

Të fundit