Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Çelja e negociatave me Shkupin e Tiranën, si e komentuan deputetët e Bundestagut vendimin e BE
Deputetë të Bundestagut kanë reaguar ndaj vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një deklaratë për mediat bërë të martën në mbrëmje, nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag dhe njëherazi kryetar i Grupit të Punës së Ballkanit Perëndimor të këtij grupi parlamentar, Johann David Wadephul, e përshëndet vendimin por e vë theksin te kushtet e vendosura enkas për Shqipërinë:
“Vendimi i sotëm nga Ministrat Evropianë të Bashkimit Evropian konfirmon perspektivën në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kjo është një shenjë inkurajimi dhe shprese për njerëzit, veçanërisht në periudhat e vështira të krizës së virusit korona, e cila po i prek të dy vendet në një masë të madhe", thuhet në deklaratë.
Por Wadephul kujton edhe kushtet e vendosura enkas për Shqipërinë duke i quajtur kushtet e shtuara edhe si
"një deklaratë mosbesimi ndaj Komisionit të BE-së". Ky i fundit kishte propozuar që negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë të fillonin pa kushte. "Fakti që vendet anëtare tani kanë parashtruar 15 parakushte tregon se ato presin që Komisioni i BE-së ta monitorojë përparimin në mënyrë më të rreptë dhe të kujdesshme. Kjo duhet të vlejë për përmbushjen e 15 parakushteve, si dhe për të gjithë procesin e bisedimeve," ka deklaruar Wadephul.
"Ne jemi të bindur që Komisioni i ri i BE-së, nën Presidenten Ursula von der Leyen, do ta marrë parasysh këtë. Grupi parlamentar CDU / CSU, së bashku me partnerët e tij evropianë, do të kërkojë me ngulm që të 15 parakushtet të përmbushen plotësisht para se të fillojnë negociatat e anëtarësimit", ka thënë Wadephul.
Edhe nënkryetarja tjetër e grupit parlamentar CDU/CSU të Parlamentit Gjerman, Katja Leikert, e përshëndet vendimin, sidomos për Maqedoninë e Veriut, e cila "duhej të priste më shumë se dhjetë vjet" për këtë vendim.
Për Shqipërinë, deputetja kristdemokrate thotë, se duhet të plotësojë 15 parakushtet para fillimit të negociatave. "Nëse qeveria shqiptare ka vullnetin politik për të zbatuar seriozisht dhe plotësisht këto parakushte, Gjermania do të mbështesë në mënyrë aktive Shqipërinë", thotë Leikert. "BE është për perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por vlerëson secilin vend sipas përparimit të tij individual në rrugën drejt Evropës", është shprehur Leikert në deklaratë.
Deputetja socialdemokraet Nezahat Baradari në të kundërt mendon se vendimi është i merituar.:
"Hapja e bisedimeve të pranimit me të dy vendet është një shenjë e rëndësishme e integrimit evropian. Bashkimi Evropian është në gjendje të veprojë dhe të marrë vendime edhe në kohën e virusit korona!
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë zbatuar reformat që ata kërkuan, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit", u shpreh ajo në një deklaratë për media.
"Sidoqoftë, ka ende një rrugë të gjatë për t'u bërë anëtarë të plotë dhe ky është vetëm fillim i negociatave. Unë jam i sigurt se ky vendim do të konsolidojë paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Ai është edhe një refuzim i qartë i nacionalizmit dhe i përjashtimit. Ballkani është pjesë e Evropës ".
Kushtet për Shqipërinë
Sipas informacioneve të DW, përveç dy kushteve të vendosura nga Bundestagu, pra, reforma zgjedhore dhe funksionimi i gjykatës kushtetuese dhe gjykatës së lartë, deri në fillimin e konferencës ndërqeveritare Shqipëria duhet të plotësojë edhe kushte të tjera, që kanë të bëjnë me azilkërkuesit dhe riatdhesimin e tyre, ligjin e medias, apo bashkëpunimin me shtetet antare të BE-së në luftën kundër financimit të krimit të organizuar dhe larjes së parave.
Sipas draftit, para se të fillojë konferenca ndërqeveritare për çeljen e negociatave Shqipëria duhet
- të miratojë reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODHIR, duke siguruar financim transparent të partive politike dhe fushatave elektorale,
- të sigurojë zbatimin e vazhdueshëm të reformës gjyqësore,
- të sigurojë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë parasysh ekspertizën përkatëse ndërkombëtare, përfshirë opinionet e zbatueshme të Komisionit të Venecias,
- të përmbyllë krijimin e strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
- të forcojë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë bashkëpunimin me shtetet anëtare të BE-së dhe të adresojë në një plan veprimi rekomandimet e Task Force të Veprimit Financiar (FATF).
- të trajtojë fenomenin e kërkesave të pabaza të azilit dhe të ofrojë riatdhesime,
- të ndryshojë ligjin e mediave në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Më tej në tekst thuhet se korniza e negociatave do të miratohet nga Këshilli i BE-së dhe duhet të pasqyrojë se Shqipëria ka adresuar me sukses:
- fillimin e procedurave penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të Vettingut
- fillimin e procedurave kundër atyre që akuzohen për blerje votash,
- suksese të mirëfillta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë nisjen e procedurave dhe përfundimin e procedurave të para kundër zyrtarëve të lartë dhe politikanëve,
- përparim të dukshëm në reformën e administratës publike,
- zbatim të reformës së ligjit zgjedhor si dhe një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019,
- si dhe përparimin e mëtutjeshëm në miratimin e legjislacionit të mbetur në lidhje me ligjin kornizë 2017 për mbrojtjen e pakicave kombëtare,
- miratimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës
- dhe përparim në procesin e regjistrimit të pronave.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38