Flash News

KRYESORE

Çelja e negociatave/ Media prestigjioze gjermane: Shqipëria pengohet nga trafiku dhe lidhjet e mafies me politikën

Çelja e negociatave/ Media prestigjioze gjermane: Shqipëria pengohet

Rruga e Shqipërisë drejt BE-së duket tepër e vështirë, nëse ju referohemi reagimeve të fundit.

Reagimi më i freskët në lidhje me këtë çështje është ai i medias prestigjioze gjermane ZDF, e cila shkruan se Shqipëria po pengohet nga krimi dhe droga në rrugën e saj drejt familjes evropiane.

Ky është raportimi i TV kryesor gjerman ZDF nga takimi i Procesit të Berlinit në Poznan, Poloni.

“Shqipëria nga ana tjetër ëndërron për Shqipërinë e Madhe, që mund të përfshijë Kosovën dhe pjesë të Maqedonisë Veriore. Në Shqipëri, krimi i organizuar, trafiku i drogës në shkallë të gjerë dhe përfshirja e mafies me politikë qëndrojnë në rrugën e pranimit të vërtetë në BE”, raporton ZDF.

Të fundit