Flash News

KRYESORE

Çelja e negociatave në udhëkryq, Gjermania distancon Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria

Çelja e negociatave në udhëkryq, Gjermania distancon

“Eshtë kompetencë e Bashkimit Evropian dhe kjo varet nga plotësimi i kushteve të kërkuara”, kështu është shprehur fillimisht zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert në një konferencë për shtyp, kur u pyet për mundësinë e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në rastin e Shqipërisë, ai shtoi një fjali që të hapur edhe mundësinë e refuzimit të hapjes së tyre nga Gjermania. “Këtu hyn funksionimi i institucioneve demokratike dhe i punës parlamentare”.

Për gjendjen në rajon, Seibert pranoi se Ballkani është pjesë e diskutimeve mes Gjermanisë dhe Amerikës, mirëpo i takon Bashkimit Europian të kontrollojë situatën në rajon.

"Parimisht, gjendja në Ballkanin Perëndimor është herë pas here temë në bisedat tona me qeverinë amerikane. Por ne e ndiejmë si një detyrë në radhë të pare evropiane që ta çojmë këtë pjesë të Evropës në një të ardhme të qëndrueshme, demorkatike dhe me perspektivë evropiane”, deklaroi ai, raporton Deutsche Welle.

Të fundit