Flash News

KRYESORE

Çelja e negociatave, Rama sulmon vendet skeptike: Vijnë në mëngjes e ikin pasdite, qesh kur mendoj si i mbledhin faktet

Çelja e negociatave, Rama sulmon vendet skeptike: Vijnë në

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer ironitë me delegacionet e vendeve skeptike, të cilët janë shprehur kundër çeljes së negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në muajin qershor.

Bëhet fjalë për shtet si  Holanda, Gjermania dhe Franca.

Në një aktivitet për Trashëgiminë Kulturore, Rama ka ironizuar mënyrën se si delegacione të këtyre vendeve udhëtojnë gjysmë dite, takojnë vetëm disa përfaqësues të një vendi për të krijuar një përshtypje më pas për fatin e atij shteti në raport me integrimin e tij në BE.

“Për fat të mirë janë më pak se sa ata që marrin vendime. Kam besim që BE s’do të jetë i padrejtë me Shqipërinë pasi ka angazhuar makinerinë më mostruoze që është KE,

Më vjen për të qeshur kur vijnë delegacione me “fact finding”, vijnë në mëngjes dhe ikin pasdite për të mbledhur fakte, Takojmë mua, ca deputetë dhe mikun tim të shtrenjtë me te cilin na bashkon në rrugë të ndryshme dashuria për Holandën dhe largohen.

Çfarë lloj faktesh mund të mblidhen brenda gjysmë dite, ndërsa KE është një ushtri ekspertësh dhe burokratësh që janë e pinë fakte dhe dëgjojnë vetëm fakte. Si mundet të thellohet raporti i kësaj ushtrie që është në terren duke bërë fluturime gjysmë ditore duke mbledhur fakte në takime me 5 politikën, shpresoj që kjo nuk do të kthehet në trashëgimi kulturore në Bashkimin Evropian”, u shpreh kryeministri.

 

Të fundit