Flash News

KRYESORE

Celula terroriste/ Artan Hoxha: 1 mln $ për bosin turk, si përfitoi nga ish gjyqtari Gjin Gjoni

Celula terroriste/ Artan Hoxha: 1 mln $ për bosin turk, si përfitoi

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje interesante për bosin turk të drogës Abdulselam Turgut, i cili ka bashkëpunuar me celulën iraniane në Shqipëri, që klithe në plan që të kryente sulm terrorist në ditën e Sulltan nevruzit.

Turku nuk është një emër i njohur për policinë shqiptare. Ai akuzohej për trafik ndërkombëtar nga Gjermania dhe u shpall në kërkim më 21 nëntor të 2009-ës, pasi akuzohej se kishte futur në shtetin gjerman 1.6 tonë heroinë.,

“Turgut u arrestua në shkurt të 2011-es në aeroportin e Rinasit, pas një urdhër arresti ndërkombëtar shpallur nga Interpoli. Gjyqtari Kreshnik Omari i gjykatës së Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest me burg në pritje të dosjes së ekstradimit nga Gjermania. Por dy javë më vone, më 4 mars 2011, një treshe gjyqtarësh të Apelit drejtuar nga gjyqtari Gjin Gjoni, pavarësisht akuzave të Gjermanisë dhe të paktën 5 shteteve të tjera të BE-së, e liruan bosin turk të drogës në arrest shtëpie.

Madje e dërguan në një apartament që figuronte në emrin e Gjin Pjetrit, në katin e 8-të të një pallati ende të papërfunduar tek Kthesa e Kamzës.

Në marsin e 2011-ës -u paguan jo pak por 1 milionë dollarë nga partnerët, ortakët apo miqtë e Turgutit në Shqipëri që ai te lirohej nga burgu.”, tha Hoxha në Report TV.

Të fundit