Flash News

KRYESORE

“Cënim serioz i sigurisë kombëtare”, grabitja në Rinas vendos përballë njëra-tjetrës institucionet

“Cënim serioz i sigurisë kombëtare”, grabitja në

Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” është institucion dhe infrastrukturë strategjike e sigurisë kombëtare në Shqipëri dhe  vëmendja që institucionet e sigurisë supozohet t’i kushtojnë aeroportit është maksimale.

Grabitja e 9 prillit ka vënë institucionet përballë njëra-tjetrës. Presidenti i Republikës Ilir Meta e konsideron vjedhjen në aeroport si cënim serioz të sigurisë kombëtare.

“Si President i Republikës e konsideroj ngjarjen e përsëritur të grabitjes së djeshme brenda territorit të aeroportit “Nënë Tereza” cënim serioz të sigurisë kombëtare, rendit publik dhe imazhit të vendit. U kërkoj agjencive ligjzbatuese të vazhdojnë me vendosmëri operacionet për identifikimin e plotë dhe kapjen e autorëve, si dhe gjetjen e vlerave monetare të grabitura.

Kjo ngjarje, sipas ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, është rëndë por jo kërcënim i sigurisë kombëtare. “Cënimi i sigurisë kombëtare është fjalë e madhe, por ngjarja e Rinasit është e rëndë dhe duhet parë me seriozitet”, ka deklaruar ajo.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se autoritetet kanë bërë të mundur shkatërrimin e bandës kriminale që grabiti 10 milionë euro në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’. Ai akuzoi kompaninë kineze që ka në koncesion aeroportin ‘Nënë Tereza’ dhe kompaninë e sigurisë, se kanë dështuar në marrjen e masave.

“Të gjitha masat që do të merren do të jenë plotësisht në funksion të garantimit së sigurisë kombëtare, të jetës dhe të pronës. Me masat e reja garantohet një nivel sigurie i ri, shumë herë më i lartë dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare”, deklaroi ministri, duke mos e prekur faktin se sa e rëndë për sigurinë kombëtare ishte grabitja në një vend si aeroporti.

Ndërkohë, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka pralajmëruar se do të marrë masa, pas ngjarjes në aeroportin e Rinasit, ku u grabit një sasi e madhe parash. Më shumë sesa për të rritur standardet e sigurisë, Xhaçka ka urdhëruar që në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza” të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura.

Ministria e Mbrojtjes refuzon të cilësojë ‘akt terrori’ vjedhjen mes aeroportit,  çka do të detyronte institucionet të rrisnin menjëherë masat e sigurisë, pasi do të dëmtonte imazhin e mazhorancës para qytetarëve se vendi është i pasigurtë.

“Këtë herë shteti duhet dhe do të thotë shumë shpejt një fjalë më shumë. Fakti që aeroporti njësoj si të gjithë aeroportet në Europë, nuk mbrohet e as garantohet në sigurinë e vet nga Policia e Shtetit, po nga sistemi i sigurisë së vetë kompanisë, nuk do të thotë aspak se ne duhet e do të rrimë me duart të lidhura. Aspak. Shteti do të flasë qartë dhe do të veprojë me të gjithë fuqinë e detyrimit për të garantuar sigurinë dhe funksionimin normal të aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit”, shprehet edhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, por nuk e sheh rastin e vjedhjes as si ‘akt terrori’, as cenim të sigurisë kombëtare.

Të fundit