Flash News

KRYESORE

Censura e shtetit/ Lista me 20 gjëra që portalet kineze nuk mund të botojnë: nga dashuria për qenushët te seksi

Censura e shtetit/ Lista me 20 gjëra që portalet kineze nuk mund

Kjo është pjesë e  një liste gjërash të ndaluara për mediat online, përfshirë edhe faqet që kanë video-live, që u hodh në qarkullin në qershor nga Shoqata e Shërbimeve të Nettransmetimeve të Kinës, një strukturë e kontrolluara nga shteti që mbikqyr më shumë se 600 kompani mediatike.   

 

LISTA E CENSURES

-Shtrembërimi i veprave klasike

-Shmangia nga faket bazike historike

-Prezantimi i historisë në mënyrë shumë zbavitëse.

-Pasqyrimi i brutalitetit dhe dhunës së një krimi në mënyrë shumë të detajuar

-Ekspozimi i metodave investigative

-Ekspozimi i marrdhënieve seksuale jonormale si incesti, homoseksualiteti dhe abuzimi seksual

-Publikimi i gjendjeve të pashëndetshme romantike si marrdhënie jashtëmartesore, seks-për-një natë, liri seksuale

-Përmbajtje me skena të gjata dhe të shumta tunduese në dhomën e gjumit ku sinjalizohet një raport seksual.

-Ekspozimi i detajeve të operacioneve plastike dhe operacioneve të ndryshimit të seksit. 

-Promovimi i një stili jete luksoze që i largohet jetës reale  

-Përqeshja e çështjeve serioze.

-Të pyeturit e minorenëve rreth ndjenajve që kanë të bëjnë me dështimin.  

-Provokimi apo sikletosja me qëllim e të ftuarve në mënyrë që të argëtohet audienca.  

-Përdorimi i efekteve zanore të cuditshme dhe të ekzagjeruara.  

-Parodizimi i katastrofave natyrore.  

-Portretizimi i tepruar i tmerrit dhe terrorit.

-Portretizmi i dashurisë së minorenëve për qenushët

-Lëndimi i ndjenjave kombëtare

 -Portretizimi i tepruar i anëve të errëta të shoqërisë

-Pështjelllimi i kufijve themelorë ndërmjet së mirës dhe së keqes.  

Të fundit