Flash News

KRYESORE

Censurë Kastro Zizos? Reagon zëdhënësja e Festivalit të Këngës: Mos i përdorni artistët politikisht!

Censurë Kastro Zizos? Reagon zëdhënësja e Festivalit të

Ditën e djeshme ishte pikërisht ish-kryeministri Sali Berisha ai që denoncoi censurimin e këngës së Kastro Zizos në Festivalin e Këngës në RTSH.

Mirëpo, zëdhënësja e Festivalit në RTSH, Kozeta Kurti, ka reaguar pas lajmit duke treguar se kënga e Kastros nuk ka kaluar këtë fazë të garës.

Reagimi i Kozeta Kurtit:

 Gjatë ditës së sotme, mediat janë fokusuar në një status të Z. Sali Berisha, sipas të cilit Kastro Ziso është përjashtuar nga edicioni i 56-të i Festivalit të Këngës për shkak të tekstit politik.

Kënga e Kastros nuk është përjashtuar nga Festivali. Ajo nuk ka kaluar këtë fazë të garës, njësoj si edhe afro 40 këngë të tjera, për të cilat do ishte absurde, demotivuese, detajimi i arsyeve të skualifikimit.

Komisioni i përbërë nga:

Luan Zhegu

Makelian Kapedani

Ben Andoni

Edmon Rrapi

Sokol Marsi

kanë votuar secili në mënyrë të pavarur dhe mbajnë përgjegjësi personale për integritetin e tyre profesional.

Çdokush është i lirë të mbrojë krijimtarinë e tij artistike, por askush nuk ka të drejtë të ndosë artin me politikën. Kësaj të fundit i del teatri në të cilin interpreton çdo ditë.

 

Të fundit