Flash News

KRYESORE

Çerdhja ku ra zjarr ishte rikonstruktuar nga privati i zgjedhur nga Veliaj tre vite më parë. Çfarë deklaronte asokohe kryebashkiaku

Çerdhja ku ra zjarr ishte rikonstruktuar nga privati i zgjedhur nga

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, sipas njoftimit të policisë, në një dhomë që shërbente si magazinë për një çerdhe ka patur rënie zjarri. Paraprakisht zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombël gatimi.

Çerdhja ku ra zjarr është çerdhja numër 14 në zonën e ‘Ali Demit’, e inauguruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në shtator të 2015-ës.

Aso kohe, Veliaj ndërmori një nisëm të quajtur ‘adopto një çerdhe’, ku ftonte sipërmarrës që të kontribuonin në restaurimin e çerdheve të kryeqytetit.

“E mbyllëm javën me rikonstruksionin e çerdhes nr 14”, përtej Gam-Gamit politik”, shkruante Veliaj në rrjetin social Facebook, teksa postonte edhe disa foto nga ambientet e rikonstruktura të saj.

Ndërkohë në njoftimin e shpërndarë nga bashkia e Tiranës, aso kohe, citohej Veliaj i cili shprehej, ndër të tjerash, “më vjen mirë që kemi ndërtuar një qytet ku, edhe në ditët tona të vështira, edhe kur nuk i kemi mundësitë, edhe kur Bashkia ka borxhe financiare, kemi njerëz dashamirës që i kuptojnë dhe jetojnë me problemet e qytetit”.

Po në njoftimin e bashkisë, bëhej e ditur se Arben Muçobega ishte donatori për rikonstruksionin e çerdhes në zonën e ‘Ali Demit’.

Nuk dihet mënyra sesi Veliaj i përzgjidhte donatorët për rikonstruksionin e cerdhjeve të kryeqytetit, por ngjarja vjen në një moment ku kanë nisur debatet, pas shembjes së urës në Genova, sa i takon sigurisë së investimet publike të realizuara nga privatët.

Kjo e sotmja ishte një provë.

 

Të fundit