Flash News

KRYESORE

Ceremonia e burrërisë së hershme, mijëra djem kenianë marrin pjesë në ritualin që ndodh çdo 5 vjet

Mijëra djem nga Kenia të quajtur “Maasai” marrin pjesë në ceremoninë e tyre moshore, e cila ndodh çdo 5 ose 10 vjet dhe simbolizon burrërinë e hershme, për t’i ardhur në mbrojtje komunitetit të tyre.

Djemtë e moshës nga nëntë deri në 15 vjeç pikturojnë fytyrën e tyre me okër, një pigment i thellë i kuq që bëhet nga argjila.

Ata që janë zgjedhur si udhëheqës të ardhshëm pikturojnë fytyrën dhe trupin e tyrte me vija në ngjyrë të bardhë.

Ndërkohë, pleqtë e fisit i lagin ata me qumështin dhe birrë për t’u dhënë bekimin.

Ky rit është veçanërisht i rëndësishëm për popullin Maasai, ku mijëra djem kenianë mblidhen për të shënuar burrërinë e hershme.

Këta luftëtarë Massai kanë qenë të njohur si burrat e rinj më të guximshëm dhe më të fuqishëm, të cilëve u është dhënë detyra për të mbrojtur komunitetin e tyre.

Të fundit