Flash News

KRYESORE

Cërrik, dhjetëra familje nga komuniteti egjiptian në kufijtë e mbijetesës, jetojnë me 3 mijë lek asistencë dhe në kushte skandaloze

Cërrik, dhjetëra familje nga komuniteti egjiptian në kufijtë

Dhjetëra familje të komunitetit egjiptian jetojnë prej vitesh në godinën e një shkolle, themelet e së cilës u hodhën nga rusët në vitin 1953. Për ta mungojnë edhe kushtet më elementare të jetesës e banorët të lodhur, thonë se nuk mund të vazhdojnë edhe për shumë kohë mbijetesën. Kërkesat e tyre kanë mbetur pa përgjigje nga pushteti lokal, ndërsa banesat sociale që nisën të ndërtohen, janë në në mes për mungesë fondesh.

Themelet e kësaj ndertese në Cërrik u hodhën nga rusët në vitin 1953, e për shumë vjet me radhë ishte shkollë. Por sot godina banohet nga komuniteti egjiptian që është strehuar aty prej 30 vitesh. Kushtet e jetesës në këtë vend nuk plotësojnë standardet minimale. Mungesa e çatisë bën që shiu të hyjë brenda e shpesh edhe përmbyt familjet. Banorët kërkojnë nga qeveria ndërhyrje të menjehërshme pasi për ta kjo jetesë është e padurueshme. Nga ana e Bashkisë Cërrik janë dërguar shkresa të njëpasnjëshme drejt Ministrisë së Zhvillimit Urban, fakt të cilin e pohon Osman Dine kryetar i shoqatës egjiptiane për qarkun Elbasan, i cili interesohet për problemet e këtij komuniteti.

“Ne si kryesi e qarkut të komunitetit egjiptian i kemi bërë kërkesë kryetarit të bashkisë dhe Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe nuk e di, mosakordimi i tyre ka bërë që këto familje të jetojnë në këtë gjendje të vështirë, mizerabël”, thote Osman Dine.

Ndërsa në Bashkinë Cërrik, Përgjegjësja e Zyrës së Urbanistikës shpjegon se çdo dokument-kërkesë e protokolluar i është dërguar Ministrisë së linjës por ende ndodhen në pritje të një përgjigjeje. Pritja vazhdon edhe pse themelet e banesave sociale janë hedhur por për munesë fondesh, ato janë shndërruar tashmë në gërmadha. 127 persona të këtij komuniteti vuajnë mungesën e strehimit, punësimit dhe përfitojnë vetëm 3 mijë lekë ndihmë ekonomike.

 

 

Të fundit