Flash News

KRYESORE

Certifikata e Gent Cakajt, zgjidhen anëtarët e komisionit që do hetojnë zv.ministrin

Certifikata e Gent Cakajt, zgjidhen anëtarët e komisionit që do

Janë zgjedhur sot anëtarët e komisionit që do të hetojnë se si DSIK i dha Certifikatë Sigurie zv.ministrit Gent Cakaj brenda 24 orëve.

Kryetari i komisionit hetomor do të jetë Enkelejd Alibeaj,  ndërsa anëtarët Ervin Salianji (PD), Luan Rama (lsi), si dhe anëtarë nga PS,Ermonela  Felaj, Klotilda Bushka, Xhemal Qefalia, Alket Hyseni si dhe Spartak Braho.

Çështjet që do të hetohen janë: verifikimi i ligjshmërisë në pajisjen e Cakajt me “certifikatë sigurie” nga DSIK; roli i Këshillit të Ministrave, Kryeministrit në shkeljen e procedurave; arsyet e moszbatimit të ligjit nga Gent Cakaj për mbi 7 muaj dhe autoritetet përgjegjëse që kanë lejuar Cakajn të administrojë pa qenë më parë i pajisur me “certifikatë sigurie”.

Kujtojmë që dhënia e Certifikatës së Sigurimit të Personelit  brenda 24 orëve për Cakajn ngjalli debate të shumta mes mazhorancës dhe opozitës.

CSP është dokumenti zyrtar i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar i cili vërteton nga pikëpamja e sigurisë se një individ i plotëson kushtet e përcaktuara për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të klasifikuar.

https://politiko.al/ministri-i-ri-i-jashtem-i-shqiperise-pa-certifikate-sigurie-e-domosdoshme-per-nato-n-dhe-be-ne/

Të fundit