Flash News

KRYESORE

Çështja ‘Babale’, Gazment Bardhi paraqitet për të dëshmuar në Gjykatë: Si më ra në dorë regjistrimi

Çështja ‘Babale’, Gazment Bardhi paraqitet për

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi është paraqitur sot në gjykatë për të dhënë dëshminë e tij për  çështjen ‘Babale’. Bardhi deklaroi në Gjykatë se nuk është njoftuar për tu paraqitur atje nga një njoftim i veçantë dhe e mësoi këtë nga mediat.

 “Qoftë kërkesa e Prokurorisë, qoftë vendimi i Gjykatës është në kundërshtim me ligjin. Unë jam paraqitur sot bazuar në njoftimin në media për seancën”, raporton A2CNN. Ndërsa teksa u pyet nga prokurori i çështjes se si i ra në dorë regjistrimi, Bardhi u shpreh:

“Si çdo denoncim që mbërrin në PD, ky regjistrim ka qenë një investigim gazetaresk. Për shkak të rrezikshmërisë së Agron Xhafajt, si vëlla i ministrit të Brendshëm, ia ka vënë në dispozicion PD. PD ka bërë verifikimet e veta. Ka rezultuar se Agron Xhafaj kishte një dënim të pa vuajtur. Fatmirësisht drejtësia u vu në vend se Xhafaj u vetëdorëzua dhe u dërgua të kryente dënimin. Në denoncimet që bën PD ne nuk kemi detyrim të bëjmë akt ekspertiza, por nga verifikimet na rezultoi se Agron Xhafaj ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Denoncuan një person të përfshirë në veprimtari kriminale dhe që kishte mbrojtjen e vëllait si ministër i brendshëm. Së bashku me dy kolegët bëmë denoncimin në një konferencë për shtyp. Ka një autorësi të një gazetari që ka kryer një investigim, të cilit i rrezikohej jeta. Bashkë me Salianjin dhe Alibeajn e publikuam. Prokuroria e Krimeve të rënda ka nisur një hetim pasuror për ligjin antimafia edhe pse ka kaluar më shumë se një vit ne nuk e dimë se cfarë po bëhet. Kjo tregon se procesi është i montuar politikisht, në gjykatën e Tiranës.”

Të fundit