Flash News

KRYESORE

Çështja “Bajri”/ Xhafaj: Grupi kriminal ka pasur mbështetje shtetërore ndër vite

Çështja “Bajri”/ Xhafaj: Grupi kriminal ka pasur

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj, i ftuar në “Real Story” është pyetur rreth grupit “Bajri” dhe për aksionin e vonuar të kapjes së tyre.

Lidhur me këtë çështje ai u shpreh se grupi “Bajri” po hetohet prej gjashtë muajsh nga task-forca e Polisisë së shtetit. Ai shtoi mes të tjerash se grupi është një prej 6-7 grupeve më të rrezikshme në vend.

Xhafaj shtoi se grupi kriminal “Bajri” ka pasur mbështetje shtetërore në kohëra të ndryshme ndër vite.

“Grupi ‘Bajri’ ka pasur influenca të fuqishmë shtetërore ndër vite dhe në radhët e Polisisë së Shtetit dhe ka kryer vepra kriminale prej vitesh. Vrasja e tyre e parë ka qenë në vitin ’66 apo ’67”, theksoi Xhafaj gjatë intervistës.

Të fundit