Flash News

KRYESORE

Çështja “Becchetti”; analisti i njohur, ish-punonjës i Agon Channel, akuza Ramës: Eleminoi konkurenten e mediave nën tutelën e tij

Çështja “Becchetti”; analisti i njohur,

Analisti Fatos Lubonja ka reaguar përsa i përket çështjes “Becchetti”, ku Shqipëria humbi gjyqin në Arbitrazh përballë biznesmenit Francesco Becchetti.

I pyetur për një koment referuar kësaj çështje, qoftë edhe si ish-punonjës i Agon Channel, Lubonja me ironi përgjigjet se edhe ai “është viktimë në një farë mënyre e kësaj situate dhe se meriton dëmshpërblim nga qeveria”. Më tej Lubonja akuzoi Ramën se kreu një veprim të papërgjegjshëm nga ana ligjore, ndërsa “kërkonte të eliminonte një media konkurrente të mediave të tjera që ishin nën tutelën e tij.”

“Jam viktimë në një farë kuptimi që meritoj dëmshpërblim nga qeveria. Unë kam qenë i informuar që atëherë për këtë situatë dhe nuk kam pasur kurrfarë dyshimi që aty bëhet fjalë për para të pista. E di shumë mirë që Edi Rama nuk ishte një njeri që luftonte kundër parave të pista por për interesa të tjera. Veprimi që bëri ishte vetëm jo mediatik që të eliminonte një media por njëkohësisht të eliminonte një konkurrent të ri ndaj mediave që ishin nën tutelën e tij. Nuk ishte vetëm Rama atje. Ishte një veprim i pisët që në fillim, i papërgjegjshëm nga pikëpamja ligjore. Nuk duhet një kryeministër të shpall fajësinë kur deri në vendimin e gjyqit ti prezumohesh i pafajshëm.

Ato materiale që ka dhënë Edi Rama vetë kanë shërbyer si prova. Sot duhet të paguhen 100 milionë që janë lekët tona ndërkohë që këtu flitet për njerëz që futen në burg për shifra qesharake. Por këtu nuk ka shtet, është shtet i kapur. Ky është vetë i përfshirë. Kemi bashkëpunuar me italianët tha, ndërkohë që nuk kishte fare bashkëpunim. Nga këto gënjeshtra del kjo shifër. Vazhdojnë t’i mbajnë procesin hapur. Kanë kaq vjet, më skandal”, deklaroi Lubonja.

Të fundit