Flash News

KRYESORE

Çështja bërthamore, Trump pranon të takohet me Kim Jong-un

Çështja bërthamore, Trump pranon të takohet me Kim Jong-un

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump duket se më në fund ka pranuar të zhvillojë një takim me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia ne Bardhë, pas ftesës së Kim, drejtuar presidentit amerikan.

Ky takim pritet të zyrtarizohet në muajin maj, njoftim i bërë nga zyrtarë të Koresë së Jugut në Uashington, lidhur me çështjen e shumëpërfolur bërthamore.

Ky lajm është konsideruar si “një moment historik për paqen” nga presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Nga ana tjetër,  sekretarja e Trump për media, Sarah Sanders deklaroi për gazetarët se vendi i takimit dhe koha do të përcaktohen në ditët në vijim.

 

 

Të fundit