Flash News

KRYESORE

Çështja Dvorani, Kim kritika KLGJ-së: Koha të ngrihet me këmbët e veta, t’i tregojë popullit shqiptar se po funksionon

Çështja Dvorani, Kim kritika KLGJ-së: Koha të ngrihet me

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në intervistën për Euronews Albania u ndal te çështje e shumë diskutuar për mandatin e kreut të KED Ardian Dvoranit, të cilit i ka skaduar mandati që në vitin 2014.

Ajo nuk ngurroi të kritikonte Këshillin e Lartë Gjyqësor, pas shtyrjes së vendimit për çështjen në fjalë. Në mesazhin e saj Kim tha se KLGJ duhet të marrë vendime e të ngrihet me këmbët e veta, pa u bazuar te ndërkombëtarët.

Sipas Kim kjo është mënyra që institucioni tu tregojë shqiptarëve se mund të funksionojë.

Ambasadorja Kim: Mendoj se gjykatat duhet të shfrytëzojnë të gjitha burimet që kanë në dispozicion, përfshi këshillat teknike, por në fund duhet të ndjekin ligjin dhe duhet të jenë në gjendje të tregojnë se janë të aftë të marrin vendime mbi një bazë që demonstron pavarësi dhe integritet. Ata nuk duhet të lejojnë asnjë faktor të jashtëm që të ndërhyjë në procesin vendimmarrës. Sigurisht, siç e thashë më parë, cilido është i lirë të shprehë mendimin e vet; unë mund ta shpreh, ti mund ta shprehësh, cilido mundet. Por në fund të ditës, vlera e një gjykate në këtë kuadër të reformës në drejtësi është që ato të funksionojnë me pavarësi dhe integritet.

Ilva Tare: Pra, pavarësisht nga opinion i OPDAT apo EURALIUS, është përgjegjësia e KLGJ që të marrë një vendim?

Ambasadorja Kim: Absolutisht.

Ilva Tare: Sepse mund ta thonë si alibi se kjo është ajo që duan ndërkombëtarët…

Ambasadorja Kim: Është koha për t’u ngritur në lartësinë e detyrës. Të ngrihen në këmbët e tyre. T’i tregoni popullit shqiptar se mund të funksiononi. Është koha.

Të fundit