Flash News

KRYESORE

Çështja e detit, Balla i përgjigjet me video Metës: Presidenti mbronte marrëveshjen anti-kushtetuese të Bashës

Çështja e detit, Balla i përgjigjet me video Metës:

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i është përgjigjet Presidentit Ilir Meta pas deklaratës së këtij të fundit, ku shprehej se do të mbrojë Kushtetutën lidhur me debatin mbi shtrirjen me 12 milje të Greqisë në ujërat shqiptare.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Balla ka publikuar një video të Metës kur ishte pjesë e qeverisë në vitin 2008, teksa thekson se atëherë presidenti mbronte marrëveshjen anti-kushtetuese të Lulzim Bashës për detin dhe akuzonte për ekstremizëm socialistët, që në atë kohë ishin në opozitë.

Më tej ai ka përsëritur edhe njëherë se në tetor të vitit 2009, PS i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes si antikombëtare.

Reagimi i Ballës:

KUJTESË: KUR ILIR META MBRONTE MARRËVESHJEN ANTI-KUSHTETUESE TË LULEZIM BASHËS PËR DETIN DHE AKUZONTE PER EKSTREMIZEM KUNDERSHTARËT E MARRËVESHJES

Në tetor të 2009, ishte PARTIA SOCIALISTE e cila i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes si antikombëtare. Berisha, Meta dhe Basha ishin avokatët e asaj Marrëveshje👎

Ajo Marrëveshje u rrëzua!

PARTIA SOCIALISTE MBETET GJITHMONË NË KRAHUN E DUHUR TË HISTORISË

Të fundit