Flash News

KRYESORE

Çështja e emrit/ Ja 4 propozimet përfundimtare të Maqedonisë

Çështja e emrit/ Ja 4 propozimet përfundimtare të

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka thënë për agjensinë ‘Reuters’ se Shkupi zyrtarë i ka paraqitur katër alternativa Athinës sa i përket mundësisë për të zgjidhur çështjen e emrit. Sipas Zaev, diskutimet tani janë në një fazë thelbësore dhe se shpreson që të gjendet gjuha e përbashkët në muajt në vijim.

“Sugjerimet tona janë: Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Maqedonisë së Sipërme, Republika e Maqedonisë së Vardarit dhe Republika e Maqedonisë bashkëngjitur me emrin e kryeqytetit, Shkupit. Kjo besoj se bën qartësisht një dallim gjeografik. Ne kemi filluar negociatat dhe po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje. Unë shpresoj që të gjejmë një zgjidhje gjatë muajve të ardhshëm.”

Më tej, Zaev nënvizon se qeveria e tij ka shfaqur vullnet për t’i dhënë fund problemeve fqinjësore, duke ndryshuar emrin ‘Alexandri i Madh’ që mbante aeroporti i Shkupit si dhe të autostradës që lidh dy vendet, e cila do të quhet prej këtej e tutje, ‘Rruga e Miqësisë’.

Të fundit