Flash News

KRYESORE

Çështja e Ismail Morinës, FSHF garanton: Kemi dërguar njeriun tonë në Kroaci; Rama telefonoi kryeministrin

Çështja e Ismail Morinës, FSHF garanton: Kemi dërguar

Drejtori i Administratës së FSHF, Denis Bastari, u shpreh sot se FSHF do ndjek hapat e nevojshëm ligjorë për çështjen e Ismail Morinës.

“Çështjen e Ismail Morinës, Federata Shqiptare e Futbollit është duke e ndjekur në vazhdimësi dhe me shumë kujdes. Ne si institucion sportiv po ndjekim të gjitha hapat e nevojshme që kjo të ketë një zgjidhje sa më pozitive dhe sa më të shpejtë, por sigurisht çdo gjë ka nevojë për hapat e nevojshme ligjorë, të cilat ne do ti ndjekim. Siç është përmendur në kanalet tona informative zyrtare, Presidenti Duka është në komunikim të vazhdueshëm me Kryeministrin e vendit z.Edi Rama, i cili gjithashtu ka kontaktuar me homologun e tij kroat”, sqaroi ai.

Bastari theksoi se FSHF ka qënë në kontakt me familjarët e Ismail Morinës, avokatin e tij dhe vazhdojmë ta ndjekim situatën nga afër.  “Kryeministri i vendit tonë ka garantuar Presidentin Duka që është duke bërë përpjekjet maksimale nëpërmjet qeverisë së tij dhe vetë personalisht, që kjo të përfundojë sa më shpejtë dhe z.Ismail Morina te lirohet sa më shpejtë. Nga dita e djeshme ne kemi dërguar një person të specializuar i cili është në kontakt me avokatin e z.Morina, me familjarët e tij dhe gjithashtu me persona të tjerë të sektorit juridik të shtetit kroat. Ne presim të marrim informacione të reja dhe gjithçka do të bëhet publike nga FSHF”- përfundoi ai.

Të fundit