Flash News

KRYESORE

Çështja e Teatrit Kombëtar, regjisori Demneri ‘thumbon’ aktorët që heshtin: Mund të jenë të partisë në pushtet

Çështja e Teatrit Kombëtar, regjisori Demneri

Regjisori dhe shkrimtari Ylli Demneri, në një intervistë me Skype nga Parisi për ‘A Show’ u ndal te çështja e Teatrit Kombëtar.

Ai tha se lajmet për prishjen e godinës në fjalë i ka pritur me keqardhje.

Kritika hodhi për disa akorë, për të cilët tha se edhe pse kanë kaluar jetën në skenë heshtin, pa ngurruar të shtojë se “mund t’ë jenë të partisë në pushtet.

E kam ndjekur dhe më vjen jashtëzakonisht keq. Teatri është tempull. Është shenjtëruar. Nga zërat e aktorëve. Nga këto zëra aktorësh. Ato mure ruajnë zërin, emocionin, heshtjen. Këto mure kanë 75 vjet që ruajnë gjithë ato gjëra. Si ka mundësi që ka aktorë që kanë kaluar jetën në atë teatër dhe nuk ndjehen. Kanë marrë duartrokitje të forta, si ka mundësi? Nuk jam naiv të mos e kuptoj. Mund të jenë të partisë në pushtet, mund të kenë fëmijët në institucione shtetërore”, tha Demneri.

A ndodh edhe kjo në Paris? A mund të prishë KB një teatër dhe të ndërtojnë aty disa kulla?, u pyet nga gazetari Adi Krasta.

“Është e pamundur! Do kesh të gjithë artistët në rrugë. Do ketë revoltë dhe manifestime të përditshme. Ka teatër 2 mijë vjeçarë dhe nuk kanë një arkitekturë kushedi. Më pëlqejnë teatrot e vjetër dhe duhet ti ruajmë ato. Nuk kemi fatin të kemi shumë monumente kulture. Historia e Shqipërisë dhe Tiranës ka qenë e tmerrshme. Ato pak monumente që kemi duhet ti ruajmë si sytë e ballit. Është shenjtëruar ky teatër”, u shpreh Ylli Demneri.

Të fundit