Flash News

KRYESORE

Çështja Morina, shpërthejnë tifozët kuksianë kundër zyrtarizimit të trajnerit serb Mladen Milinkoviç

Çështja Morina, shpërthejnë tifozët kuksianë

Të shumta janë reagimet ndaj çështjes së Ballist Morinës. Ka reagime zyrtare, politike, të tifozëve, FIFA-s, familjarëve, sportistëve të kombëtares, etj. Të gjithë janë të shqetësuar për fatin e Ballistit, pasi ekstradimi i tij drejt Serbisë  është  rrrezik total për jetën e tij.

I ashpër ka qenë reagimi i tifozëve kuksianë të cilët, kanë reaguar ashpër  për vendimin kroat, në një kohë kur vetëm pak minuta më parë klubi  ityre FC Kuksi ka bërë zyrtarizimin e trajnerit serb Mladen Milinkoviç, në krye të skuadrës sonë.

Ja reagimi i tifozëve kuksianë:

“Ata na burgosin heroin, ne emërojmë të birin. E neveritshme!  

Ekipi i Kukësit do të ketë trajner një serb. Mladen Milinkoviç do të prezantohet sot por kjo gjë nuk iu ka pëlqyer tifozëve kuksianë. Ata e quajnë të neveritshme duke iu referuar faktit se Serbia kërkon të burgosë Ballist Morinën.

Milinkovic ka lënë Luftëtarin dhe do u bashkohet kampionëve të Shqipërisë për të nisur aventurën e tij të re.

Faqja “Tifozat Kuksian” ka dalë hapur kundër drejtuesve të ekipit për të sjellë në skuadër këtë trajner.

 “Ata duan ta fusin në burg heroin tonë… ne emërojmë tranjer, birin e tyre! E neverishtme!”, ka qenë një nga statuset e tyre i shoqëruar dhe me foto të Ballist Morinës dhe të teknikut serb.

Por edhe faqe të tjera të Kukësit në rrjetet sociale kanë bërë ironi me emërimin e trajnerit të ri dhe rastësisë së dy lajmeve, të Ballist Morinës nga Kukësi që mund të ekstradohet në Beograd dhe emërimit të trajnerit serb tek Kukësi.”

 

Të fundit