Flash News

KRYESORE

Çështja “Shullazi”, dëshmon Ervin Hodaj dhe Lindita Nikolla: Unë isha me Tahirin kur Berisha denoncoi në TV

Çështja “Shullazi”, dëshmon Ervin Hodaj dhe Lindita

Ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, për të dëshmuar në lidhje me çështjen “Shullazi” është paraqitur drejtori i Policisë Ervin Hodaj si dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Veç tyre dhe dy profesorët të cilët janë kërcënuar, Dhori Kule dhe Mynyr Koni kanë dëshmuar përpara trupit gjykues.

Koni tregoi momentin e kërcënimit te Fakulteti i Shkencave, ku i thanë të futet brenda makinës së zezë. “Më thanë që të futesha në makinë dhe më kërkuan që të hiqja dorë nga gara. Kam paraqitur dhe dorëheqjen, pastaj i'u riktheva garës”, u shpreh ndër të tjera Koni. 

 I pyetur nga Shullazi nëse ishte ai që e ka kërcënuar, Koni u shpreh se nuk e mban mend, dhe nuk di të thotë nëse ka qenë pikërisht ai që e ka kërcënuar.

Ministja Lindita Nikolladëshmoi se Majlinda Keta qe e shqetësuar për kërkesën e dorëheqjes nga gara të Konit. Pastaj ata iu drejtuan Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. “Kur ishim te Tahiri, Berisha denoncoi publikisht kërcënimin”, mësohet të ketë thënë Nikolla, duke nxjerrë 'bllof" Saimir Tahirin, i cili në dëshminë e dhënë më herët u shpreh se kërcënimin e ka mësuar nga Berisha.

Grupi i Emiljano Shullazit akuzohet për kërcënimin e rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule, gjatë fushatës për zgjedhjet në universitete, në prill të vitit 2016.

Qëllimi i kërcënimit, sipas Prokurorisë, ka qenë që Mynyr Koni të tërhiqej nga gara për zgjedhjet në Universitetin e Tiranës.

Në provat e renditura nga Prokuroria, në kërkesën e saj për gjykim janë dëshmitë e të dëmtuarve nga aktiviteti i Shullazit, ka përgjime telefonike, pamje filmike nga kamerat e vendeve ku kanë ndodhur ngjarjet dhe procesverbale të deklarimeve të dëshmitarëve që janë pyetur gjatë fazës së hetimit paraprak.

Emiljano Shullazi u arrestua më 16 prill 2016 bashkë me Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin, pas denoncimit publik që ish-kryeministri Berisha bëri për kërcënimin e profesorëve. Disa muaj më vonë u arrestuan edhe dy anëtarët e tjerë të bandës.

Të fundit