Flash News

KRYESORE

Çështja “Shullazi”, paraqiten në Gjykatën e Krimeve të Rënda; Çako, Kule, Rrokaj dhe Keta

Çështja “Shullazi”, paraqiten në Gjykatën e

Sot po zhvillohet gjyqi në Gjykatën e Krimeve të Rënda për Emiliano Shullazin. Ndërkohë mësohet se në gjykatë për të dëshmuar janë paraqitur Haki Çako, Shezai Rrokaj, Dhori Kule dhe Majlinda Keta.

Tashmë çështja e kërcënimit ndaj rektorit Koni është nën hetim, ndërsa i dyshuari Emiliano Shullazi, i burgosur, nuk ka e pranuar ngjarjen.

Grupi i Emiljano Shullazit akuzohet për kërcënimin e rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule, gjatë fushatës për zgjedhjet në universitete, në prill të vitit 2016.

Qëllimi i kërcënimit, sipas Prokurorisë, ka qenë që Mynyr Koni të tërhiqej nga gara për zgjedhjet në Universitetin e Tiranës.

Në provat e renditura nga Prokuroria, në kërkesën e saj për gjykim janë dëshmitë e të dëmtuarve nga aktiviteti i Shullazit, ka përgjime telefonike, pamje filmike nga kamerat e vendeve ku kanë ndodhur ngjarjet dhe procesverbale të deklarimeve të dëshmitarëve që janë pyetur gjatë fazës së hetimit paraprak.

Emiljano Shullazi u arrestua më 16 prill 2016 bashkë me Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin, pas denoncimit publik që ish-kryeministri Berisha bëri për kërcënimin e profesorëve. Disa muaj më vonë u arrestuan edhe dy anëtarët e tjerë të bandës.

 

Të fundit