Flash News

KRYESORE

Çështja ‘Tahiri’/ Besim Hajdarmataj në Katania, merr në pyetje Mosi Habilaj

Çështja ‘Tahiri’/ Besim Hajdarmataj në Katania,

Prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara ndodhen sot në Katania të Italisë për të marrë në pyetje të arrestuarit e bandës ‘Habilaj’.

Dy prokurorët shqiptarë do të marrin në pyetje të arrestuarin Moisi Habilaj dhe do të fokusohen kryesisht në nxjerrjen e informacioneve që implikojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, në trafikun e drogës.

Emri i ish-ministrit Tahiri u regjistrua nga bisedat e përgjuara të bandës ‘Habilaj’ nga autoritetet italiane.

Prokuoria kërkoi ‘arrest me burg’ për ish-ministrin, por Gjykata vendosi pak ditë më parë që ndaj tij të mos ketë asnjë masë sigurie.

Të fundit