Flash News

KRYESORE

“Çështja Tahiri”, Përparim Kabo: Saimirin e kam ngelur dy herë ‘në klasë’; mos të habitemi nëse arrestohet

“Çështja Tahiri”, Përparim Kabo: Saimirin e kam

Profesor Përparim Kabo ka folur edhe për ‘Dosjen Habilaj’ ku ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, përmendet në diskutimet e trafikantëve të drogës. Në emisionin ‘Studio e Hapur’, Kabo tha se e ka ngelur dy herë në klasë Tahirin sa i përket punës si ministër i Brendshëm, ndërsa e konsideroi negative faktin që ish-ministri nuk takohej me zyrtarët amerikanë. Profesoi tha se nuk duhet të habitemi nëse Tahiri arrestohet po u provua fajtor.

“Problemi është që në aspektin juridik përgjegjësia është gjithnjë individuale. Por, ai nuk është një individ dokudo, është ish-ministër i Brendshëm që kishte marrë përsipër të godiste krimin e organizuar, trafiqet, trafikun e narkotikëve. Unë këtë person mund ta kem takuar tre herë në jetën time,  por dy herë e kam ngelur në klasë kur kam bërë vlerësimet e vitit me të nderuarin Rezar Xhaxhiu, dhe në këtë janar ka marrë notë negative dhe i kam thënë se duhet të largohet vetë sepse derisa një personalitet amerikan që merret me institucionet, me investigimin, shërbimet inteligjente, vjen këtu dhe nuk e takon, por takon drejtorin e përgjithshëm të policisë, kryeministrin dhe drejtorin e SHIH, ti duhet të largohesh. E kupton që ti nuk je më partner i ndërkombëtarëve. Tani ky përgjim mbetet të verifikohet, nuk mund të bëjmë ne akuzatorin këtu. Nuk kemi pse habitemi nëse arrestohet Saimir Tahiri”, deklaroi Kabo.

Përparim Kabo: Rama, Basha, Meta? Janë të dështuar... Veçon vetëm një deputete të PD-së

Përparim Kabo flet për herë të parë pas ‘videos së vetting-ut’: Në Shqipëri po ndodh ajo që shqiptarët kanë vite që e presin

Të fundit