Flash News

KRYESORE

“Çështja Tahiri”, PPE thirrje Ramës: Ndërprit menjëherë presionin politik ndaj Prokurorisë

Grupi i Partive Popullore Europiane ka reaguar lidhur me zhvillimet në Shqipëri për hetimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në deklaratën e saj, PPE thotë se mbështet plotësisht Lulzim Bashën, i cili, thuhet në deklaratë, dënoi presionin politik të Kryeministrit të Shqipërisë mbi Prokurorinë, dhe përdorimin e shumicës parlamentare për mbrojtjen politike të ish-ministrit Tahiri.

Grupi i Partive Popullore Europiane i bën thirrje kryeministrit Edi Rama dhe shumicës qeverisëse të ndërpresin menjëherë presionin politik ndaj Prokurorisë si dhe të kanalizojnë instrumentet e tyre politikë, në mbrojtje të drejtësisë.

Deklarata e Partive Popullore Europiane mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri

Grupi i Partive Popullore Europiane ka ndjekur me vëmendje presionin politik të kohëve të fundit mbi Prokurorinë, nisur nga fakti se Prokuroria Shqiptare për Krimet e Rënda, i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit për ish-Ministrin e Punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri në mënyrë që ta hetojë për akuzat e korrupsionit dhe trafikimit të drogës. Megjithatë, Partia Socialiste, shumica qeverisëse në Kuvend, në 25 tetor votoi kundër heqjes së plotë të imunitetit politik të Tahirit.

Grupi i Partive Popullore Europiane mbështet plotësisht Z. Lulzim Basha, lideri i Partisë Demokratike, i cili dënoi presionin politik të Kryeministrit të Shqipërisë mbi Prokurorinë, dhe përdorimin e shumicës parlamentare për mbrojtjen politike të ish-ministrit Tahiri.

Grupi i Partive Popullore Europiane i bën thirrje Kryeministrit Edi Rama dhe shumicës qeverisëse të ndërpresin menjëherë presionin politik ndaj Prokurorisë si dhe të kanalizojnë instrumentet e tyre politikë, në mbrojtje të drejtësisë.

Grupi i Partive Popullore Europiane, nënvizon se dekriminalizimi i zyrtarëve publik është një hap i rëndësishëm për fuqizimin e kulturës politike në vend. Gjithashtu, lufta kundër krimit të organizuar mbetet një çështje jetike për Shqipërinë në drejtim të angazhimit të saj për sundimin e ligjit në kuadër të procesit të Integrimit Europian.

Të fundit