Flash News

KRYESORE

Çështja ‘Toyota Yaris’, gazetarja Lala: Donika Prela ka shkelur ligjin duke diktuar ecurinë e hetimeve

Çështja ‘Toyota Yaris’, gazetarja Lala: Donika Prela ka

Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Real Story” ka folur lidhur me dosjen e “Toyota Yaris”. Gazetarja u shpreh se prokurorja Donika Prela ka shkelur ligjin, pasi ajo ka firmosur që dosja të shkojë në gjykatë,  duke cënuar sigurinë e prokurorëve.

“Zonja Prela ka vepruar kundër asaj që thotë ligji. Ajo do të ishte në rregull me ligjet nëse do kërkonte shpejtim kur ka mangësi. Prela ka diktuar mënyrën si kanë ecur hetimet. Me reformën në drejtësi, prokurorët duhet të punojë në mënyrë të pavarur. Me garanci dhe përgjegjësi maksimale iu konfirmoj se sot ka pasur debat të fortë në Prokurori të Krimeve të Rënda për këtë çështje. Prela në njëfarë mënyre ka pranuar gabimin që ka bërë. Vetëm prokurorët mund të çojnë çështjen në gjyq dhe jo drejtuesit e Prokurorisë. Dosja zyrtarisht ka mbërritur te Krimet e Rënda me firmë të Prelës”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Të fundit